www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Abazoviq hap shkollën e vetme shqipe në Rozhajë 

Posted on September 13, 2023September 13, 2023 by User User1

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka hapur shkollën e vetme në Rozhajë e cila mban mësim në gjuhën shqipe.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle pas rindërtimit, Abazoviq mori pjesë bashkë me ministrin malazez të Arsimit, Miomir Vojinoviq.

“Së bashku me ministrin e Arsimit #MiomirVojinoviq dhe ministrin e Administratës Publike #MarashDukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, bën të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Punimet për rindërtimin e këtij objekti shkollor kapin vlerën e rreth 250 mijë  eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimin 23 nxënës.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara