www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tifozët rumun me porosi skandaloze para përballjes me Kosovën

Posted on September 12, 2023September 12, 2023 by User User1

Në prag të fillimit të kësaj ndeshje, mesazhet provokuese nga tifozët rumunë tashmë kanë nisur.

Tifogrupi i quajtur “Të bashkuar nën trengjyrëshin” ka publikuar një postim në “Facebook”, ku edhe aty mohojnë të pranojnë faktin që ekipi i tyre po luan ndaj Kombëtares së Kosovës.

Madje, postimi i tyre skandaloz shkon aq larg duke pretenduar se Kosova është territor që u mor ilegalisht nga Serbia.

“Trengjyrët do të takohet me ekipin e futbollit të një rajoni që Rumania nuk e njeh si shtet të pavarur, duke respektuar të vërtetën historike, sipas së cilës ky territor i është marrë ilegalisht shtetit të ri fqinj, Serbisë. Pas ndeshjes së turneut në Prishtinë, himni ynë u fishkëllye përgjatë gjithë stadiumit dhe tifozët rumunë ishin shënjestër e fyerjeve të vazhdueshme dhe ofendimeve të tifozëve kosovarë, ku shumica e tifozëve u evakuuan, arrestuan, sulmuan dhe gjobiten vetëm për shkak se deklaruan një të vërtetë historike e nënvizuar dhe në nivel shtetëror, ka ardhur koha e kthimit. Ne mbetemi konsistent në afirmimin e realitetit dhe siç theksuam në ndeshjet vajtje-ardhje me Serbinë në vitin 2018, nga Beogradi dhe Bukureshti, si dhe në ndeshjen e raundit në Prishtinë, e perceptojmë kundërshtarin e sotëm si një pa legjitimitet, të ndarë nga të huajt nga shteti amë, siç ishte Basarabia ‘Vjedhur në mënyrë të përsëritur nga vendi ynë nga ‘Monster from the Dawn. Shihemi në stadium!”, thuhet në postimin skandaloz dhe qesharak të këtij grupi tifozësh.

Ky postim është shoqëruar edhe me një video të rumunëve nga udhëtimi i tyre në Prishtinë. Ata në “Fadil Vokrri” kishin bërë gjithashtu provokime të këtij lloji, duke brohoritur emrin e Serbisë./indeksonline/

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara