www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski në takim me Roth: Mbështetje e fuqishme nga Bundestagu për procesin eurointegrues të RMV-së

Posted on September 12, 2023September 12, 2023 by User User1

Procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si dhe shumë tema aktuale, ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me kryesuesin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Roth konfirmoi mbështetjen e vendosur të Gjermanisë për Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimeve evropiane dhe vlerësoi se tani është koha që vendi të vazhdojë me vendosmëri përpara deri në përmbushjen e qëllimit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut duhet ta njohë rëndësinë e momentit historik para të cilit gjendet dhe për këtë me rëndësi të madhe është që të bëhet hap para në procesin e integrimeve evropiane i cili për qytetarët do të sigurojë të ardhme të sigurt evropiane”, thuhet në kumtesë.

Roth ka potencuar se Gjermania e sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë e pandashme e Bashkimit Evropian, vend aspiratat dhe përparimi i të cilit duhet të shpërblehen me merita me anëtarësimin në familjen e madhe evropiane.

Në takim, kryeministri Kovaçevski ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen shumëvjeçare të vazhdueshme nga Gjermania, duke e miratuar Rezolutën të cilën e miratoi Bundestagu gjerman për Maqedoninë e Veriut.

Ka nënvizuar “se e çmojmë thellë Rezolutën e Bundestagut gjerman me të cilin konfirmohet mbështetja e parezervë e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE me identitet, gjuhë, kulturë dhe histori si pjesë e mozaikut evropian”.

“Në takim, ishin njohur dhe përshëndetur përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e procesit të reformave në drejtim të përmirësimit të situatave në të gjitha sferat e jetës shoqërore”, njoftuan nga Qeveria.

Në takim u theksua se duhet të vetëdijësohen të gjitha partitë politike parlamentare për bashkim rreth përmbushjes së qëllimit të përbashkët strategjik – anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, sepse kjo do të sjellë një të ardhme të sigurt dhe të begatë për të gjithë qytetarët.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara