www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO DPMNE: Asnjë deputet i joni s’voton ndryshimet kushtetuese

Posted on September 12, 2023September 12, 2023 by User User1

VMRO-DPMNE-ja mohon zërat që deputetë të caktuar të saj i janë nënshtruar përpjekjes së pushtetit dhe kanë pranuar të mbështesin ndryshimet Kushtetuese. Nga partia e Mickoskit thonë se vazhdimi i seancës për ndryshimet kushtetuese, do ta vërtetonte këtë.
“Vetëm spekulime, blerje kohe dhe mbjellje të dyshimeve në opinion dhe asgjë më shumë. Që sot le ta caktojnë seancën të cilën e ndërprenë në kundërshtim me Rregulloren më 18 gusht dhe do të përballen me realitetin, a kanë ose jo deputetë për ndryshim të Kushtetutës me diktat bullgar”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, pavarësisht kritikave, nga fronti opozitar shqiptar thonë se nuk e kanë tërhequr mbështetjen e tyre për ndryshimet kushtetuese por dyshojnë në qëllimet e pastra të pushtetit.

“Lëvizja Besa si subjekt politik por edhe fronti opozitar pjesë e së cilit janë Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa gjithmonë kanë qenë të përkushtuar në rrugëtimin euroatlantik por edhe në procesin integrues të vendit tonë në unionin evropian. Ne nuk kemi dyshime se Maqedonia e Veriut vendin e ka në familjen e madhe evropiane mirëpo dyshimet tona janë se aktorët politik të subjekteve politike qeveritare e kanë të njëjtin qëllim, duke pasur parasysh se dita ditës në sjellin nga një skandal korruptiv, na sjellin nga një aferë apo veprime që janë në kundërshtim me vlerat evropiane”, tha Fatmir Sabriu, Besa.

Seanca për ndryshimet kushtetuese ka filluar më 18 gusht kurse vazhdimi i saj nuk është caktuar akoma. Për momentin, të sigurt që do ta mbështesin nismën në këtë fazë janë rreth 70 deputetë kurse pushteti është në përpjekje të sigurojë 80 vota. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara