www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Administrata Gjyqësore në Shkup kërkon rritje të pagave

Posted on September 12, 2023 by User User1

Të punësuarit në Administratën Gjyqësore në Shkup mbajtën një marsh protestues gjatë mesditës. Nga godinat gjyqësore ata lëshuan vendet e punës dhe me pankarta në duar u nisën drejt Ministrisë së Financave, shkruan Alsat.

Ripërsëritën kërkesat për rritje të pagave, jo 10 për qind siç u dhanë gjithë administratës publike, por 78% rritje të pagës minimale, shifër kjo që përkon me rritjen e pagave të funksionarëve.

Grevën e paralajmëruar thonë se për 15 ditë e kanë shtyrë sipas Ligjit për zgjidhje paqësore të çështjeve kontestuese.

Por, thonë se janë njëzëri që brenda këtyre ditëve nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre do të paralizojnë të gjithë punën e sistemit gjyqësor. Përderisa para Financave kërkuan para, marshi i tyre për të kërkuar drejtësi vazhdoi edhe te Ministria e Drejtësisë.

“Mund të them se pas takimeve në Gjykatën Penale dhe Gjykatën Civile morëm vendim për grevë në dy gjykatat, për shkak se koha e gjatë që pritëm për bisedime nuk solli rezultat, përkatësisht qëndrimi ynë nuk u dëgjua nga kompetentët. Përfaqësuesit tanë u takuan me përfaqësues të Ministrisë së Financave por nuk gjetën mirëkuptim që nënkupton se aktivitetet tona do të vazhdojnë edhe më tej. Kërkesat tona janë rritja e pagës minimale për 78% si dhe pagesa e shtesë së rrogës për 35%. Këto të jenë të padiskutueshme që jo çdo muaj administrata gjyqësore të pres në mëshirë të Ministrisë së Financave”, tha Goran Ristevski, Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore./Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara