www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Incidentet Shqipëri-Poloni/ Policia identifikon 15 persona, dy të arrestuar dhe 300 flakadanë

Posted on September 12, 2023September 12, 2023 by User User1

Pavarësisht masave të marra nga policia dhe thirrjeve të shpeshta për vetëpërmbajtje dhe respektim të rregullave në stadium, përpara, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Poloni, sërish nuk u shmangën dot incidentet.

Tifozët polakë u përleshën me policinë, pati shkëmbim sendesh me tifozët shqiptarë apo hedhje të materialeve piroteknike që erdhën nga krahu i tifozëve shqiptarë pas porte, momente që sollën edhe një start të vonuar të ndeshjes.

Policia arriti të bllokonte rreth 300 flakadanë, ndërkohë disa me sa duket depërtuan dhe si rrjedhojë kanë filluar procedurat e identifikimit të personave që hodhën flakadanët dhe tymueset në stadium.

Burime pranë Policisë së Shtetit njoftojnë se janë marrë dhe analizuar tashmë pamjet filmike të stadiumit dhe janë selektuar fotot e 15 personave tashmë të identifikuar që kanë përdorur këto mjete të ndaluara.

Dy prej tyre tashmë janë arrestuar ndërkohë që shumica prej tyre, po sipas burimeve janë shqiptarë të Kosovës, materialet e së cilëve do t’i përcillen mëngjesin e së mërkurës  Prokurorisë.

Top Channel

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara