www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

10 mijë persona të zhdukur nga përmbytjet ne Libi

Posted on September 12, 2023September 12, 2023 by User User1

10 mijë njerëz mendohet të jenë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në Libi, ka thënë Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq (IFRC).

Një e katërta e qytetit lindor Derna u vërshua nga ujërat e përmbytjeve kur digat shpërthyen pas një stuhie, me më shumë se 1,000 trupa të gjetur deri më tani, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

Vetëm në Derna vlerësohet se mund të kenë vdekur deri në 2,000 njerëz.

“Mund ta konfirmojmë nga burimet tona të pavarura të informacionit se numri i personave të zhdukur po arrin në 10 mijë deri më tani”,  ka thënë kreu i IRFC-s në Libi, Tamer Ramadan.

“Numri i të vdekurve është i madh dhe mund të arrijë në mijëra”.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara