www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nxirret nga shpella e thellë eksploruesi amerikan në Turqi

Posted on September 12, 2023September 12, 2023 by User User1

I bllokuar për 9 ditë në shpellën e tretë më të thellë të Turqisë, u nxor shëndoshe e mirë nga grupet e shpëtimit. Më shumë se 150 persona u mobilizuan në përpjekjet për të shpëtuar eksploruesin e Mark Dickey, në atë që organizatorët e cilësuan si një prej operacioneve më të mëdha dhe më të ndërlikuara të kërkimit nëntokësor.

Pamjet tregojnë Dickey, teksa ngrihet me litar dhe shoqërohet tek një tendë mjekësore për kontrolle.
“Është e mrekullueshme të jem mbi tokë sërish. Kam qenë nëntokë më shumë se kurrë më parë dhe më një problem të papritur shëndetësor”, tha Mark Dickey.

Eksploruesi amerikan po bashkëdrejtonte një grup përgjatë një kalimi të ri në shpellën Morca, në 1 mijë metra thellësi, kur u sëmur për shkak të një hemoragjie në stomak. Gjendja e tij u përmirësua pas një transfuzioni gjaku, dhe më vonë, u lidh në barrelë duke u ngjitur me ngadalë drejt sipërfaqes së tokës.
Operacioni delikat përfshiu kalimin përmes tuneleve të ngushta, ndërsa lëndë shpërthyese u përdorën në pikat më të vështira.

Dickey tha se kishte menduar se nuk do të mbijetonte…“Mendimi i vetëm që më kalonte në kokë, ishte: A do të jetoj?” Në operacion u përfshinë edhe grupe shpëtimi nga vende të tjera, përfshirë Kroacinë dhe Hungarinë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara