www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zyrtare: Umtiti bëhet bashkëlojtar i Zhegrovës, nënshkruan me Lille

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Klubi francez, LOSC Lille ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin Samuel Umtiti, i cili vjen si lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Barcelonën.

Pas prishjes së kontratës me Barcelonën, Umtiti nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur klubin e ri, duke u rikthyer pas shumë viteve në Ligue 1.

Sot (e shtunë), Lille ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me 29-vjeçarin i cili në të kaluarën ka luajtur me Lyonin për plot 14 vjet, para se të transferohej te Barcelona në vitin 2016, ndërsa në vitin e fundit ishte i huazuar te Lecce në Serie A.

Lille ka zbuluar se Umtiti do të jetë i tyre deri në fund të qershori 2025, ndërsa krenohet me transferimin e tij, duke e cilësuar një lojtar kombëtareje, pasi ka fituar edhe Kupën e Botës me Francën.

“Samuel Umtiti i bashkohet LOSC! 29-vjeçari francez ka nënshkruar për 2 sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Ndryshe, Umtiti tani do të luajë me yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili që disa sezone luan me Lille. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara