www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski: Nuk jam i shqetësuar për propozimin joformal të Macronit

Posted on September 11, 2023September 11, 2023 by User User1

Presidenti Stevo Pendarovski nuk është shumë i shqetësuar për tezën se fillimisht duhet të ketë thellim, para zgjerimit të BE-së, gjegjësisht ndryshime në procedurat kyçe për inkuadrim, e më pas të mendohet për zgjerim. Sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh.

“Ka lëvizje simbolike përpara në lidhje me statusin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Dhe jashtë këtij rajoni, Ukraina dhe Moldavia nuk presin thellimin e BE-së, por kanë hyrë në procedurën e zgjerimit. Objektivisht, në BE në vitet e kaluara ka dy ose më shumë shpejtësi. Jo të gjitha vendet janë pjesë e Shengenit dhe nuk duhet të ketë ndonjë surprizë të madhe. Ky nuk është propozim formal i Macron-it, por pjesë e fjalimit të tij para Këshillit të Ambasadorëve disa vite më parë dhe tani është konfirmuar”, tha Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Pendarovski tha se një propozim i tillë nuk do të pranohet nga institucionet e Brukselit.

“Nuk do të bëhemi anëtarë nesër, ndaj le të kemi frikë se do të kemi status më të ulët dhe më pak të drejta se anëtarët e tjerë. Është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë në rrugën formale dhe të afrohemi sa më shpejt. Nuk do të shqetësohesha shumë derisa të bëhet propozim zyrtar i organeve të BE-së”, tha Pendarovski në shtyp me presidentin kroat, Zoran Millanoviq dhe presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar./Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara