www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Poni pendohet për ndërhyrjet estetike në fytyrë, i bën thirrje vajzave: Mendojeni mirë

Posted on September 11, 2023September 11, 2023 by User User1

Ndërhyrjet estetike janë bërë një trend në ditët e sotme, ku vajzat për shkak të pasigurive në pamjen fizike dhe dëshirës për t’u dukur bukur, mund të bëjnë dhe zgjedhje të gabuara.

Një ndër personazhet publike që pranon publikisht ndërhyrjet estetike dhe që është penduar, është këngëtarja Poni.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se është penduar që ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj. Ajo ka publikuar disa foto nga mbrëmja e maturës dhe shkruan se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat. Këngëtarja i bën thirrje vajzave që të mos i nënshtrohen ndërhyrjeve dhe të trashëgojnë brez pas brezi bukurinë e tyre natyrale.

“Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja, të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. Tre gjenerata 1)2)3”, shkruan Poni në mbishkrimin e fotove.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara