www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E rëndë/ Ndërron jetë 2-vjeçari në spital pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore në çerdhe

Posted on September 11, 2023 by User User1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Burrelit, ku një fëmijë i moshës 2-vjeç ka humbur jetën pasi prindërit e kishin çuar në çerdhe.

Në bazë të informacioneve paraprake foshnja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë nga edukatoret në spital.

I mituri ka ndërruar jetë në ambientet e urgjencës, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjes të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, kanë hapur një hetim në lidhje me rastin dhe po vijojnë punën zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara