www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sot protesta para Qeverisë dhe Prokurorisë për skandalin në Klinikën e Onkologjisë

Posted on September 11, 2023September 11, 2023 by User User1

Shkup, 11 shtator – Grupi joformal “Protesta kundër vrasjes në Onkologji”, për sot në ora 18 ka paralajmëruar protestë para Qeverisë dhe Prokurorisë, për siç thonë, krimit në Klinikën e Onkologjisë.

Në protesta do të kërkohet hetim për të gjithë të përfshirët në skandalin e Klinikës për Onkologji.

Ish-pacientët dhe të afërmit e pacientëve nga Onkologjia kërkojnë që PTHP të dalë me detaje për rrjedhën e hetimeve brenda një jave, për të hetuar përfshirjen e ish-ministrit Venko Filipçe dhe drejtorit Nino Vasev, për të zgjeruar hetimet në punën e onkologjisë së fëmijëve, rishikim të plotë të punës së Klinikës së Onkologjisë, vendime gjyqësore të formës së prerë për të gjithë ata që janë të përfshirë në krimin dhe krimin e onkologjisë, që pacientët të kenë një pasqyrë të vetë hetimit.

Qytetarët kërkojnë që prokuroria të hapë hetime nëse ish-drejtoresha e Onkologjisë, e cila ende punon në këtë klinikë, është e përfshirë në skemën skandaloze të vjedhjes së ilaçeve.

Protestës së sotme është bërë e ditur se do t’i bashkohen edhe anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Shëndetësisë./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara