www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjermania shkarkon trajnerin Hansi Flick

Posted on September 10, 2023September 10, 2023 by User User1

Kombëtarja e Gjermanisë ka njoftuar se e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Hansi Flick.

Shkarkimi i Flick vjen pas humbjes turpëruese nga Japonia, në një ndeshje miqësore që përfundoi me shifrat 4:1.

Pak më shumë se nëntë muaj nga ndeshja hapëse e Euro 2024 – e cila do të zhvillohet në Gjermani – nikoqiri i turneut pësoi një humbje 4:1 kundër Japonisë në “Volkswagen Arena” të Wolfsburgut.

Kjo humbje ishte e treta radhazi e Gjermanisë në miqësore, pas dështimeve në muajin qershor kundër Polonisë dhe Kolumbisë, dhe e çoi ecurinë pa fitore të gjermanëve në pesë ndeshje.

Duke folur pas vendimit për të liruar Flick nga detyrat e tij, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Bernd Neuendorf tha:

“Komiteti ra dakord që kombëtares gjermane i duhet një shtysë e re pas rezultateve zhgënjyese të fundit. Duke shkuar në Kampionatin Evropian verën e ardhshme, ne kemi nevojë për besim dhe optimizëm në ekipin tonë”.

Rudi Voller, Hannes Wolf dhe Sandro Wagner, do të marrin përkohësisht drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë për miqësoren ndaj Francës që do zhvillohet në Dortmund.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara