www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO vazhdon me akuza ndaj Qeverisë për Kodin Penal

Posted on September 10, 2023September 10, 2023 by User User1

VMRO-DPMNE-ja akuzon pushtetin se ndryshimet në Kodin Penal i ka sjell me qëllim amnistimin e të dyshuarve dhe akuzuarve në aferat korruptive të Qeverisë dhe skandalet e tragjeditë e viteve të fundit, shkruan Alsat.

Partia e Hristijan Mickoskit sot akuzoi edhe ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga për arsyetimet e tij se ishte kundër ndryshimeve. Sipas opozitës, Lloga po te ishte kundër ndryshimeve këtë do ta thoshte në kohë dhe jo tani pasi ndryshimet kanë hyrë në fuqi.

“Lloga të dal nga kabina e rojtarit në Ministrinë e Drejtësisë. Ai është ministër dhe fjala e tij duhet të ketë peshë në Qeveri, posaçërisht kur miratohen ndryshime në Kodin Penal. Tani kur i gjithë opinioni, ekspertët dhe faktori ndërkombëtarë dolën me kritika ndaj ndryshimeve në Kodin Penal, të miratuara me procedurë të shpejtë dhe flamur të BE-së si dhe të propozuara nga Qeveria me nënshkrimin e zëvendëses së tij, tani del the thotë se nuk ishte i sigurt dhe nuk ka votuar. Pse nuk doli nga seanca, apo të paraqitet në Kuvend ose fundja të merr pjesë në Komisionin për Çështje Evropiane dhe të thotë se nuk pajtohet me këtë propozim?”, tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkaq Stoillkovski mohoi që partia e tij të ketë informata për kthimin e mundshëm të pasaportës së Nikolla Gruevskit. Ai tha se për këtë çështje përgjigje dhe sqarime duhet të japin institucionet. Ditë më parë, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një reagimi ka pyetur nëse ndryshimet e sjella kanë për qëllim që ish kryeministrit Nikolla Gruevski t’i rikthehet pasaporta e konfiskuar.

“A është e vërtetë që Nikolla Gruevskit do t’i kthehet pasaporta javën e ardhshme, sepse me ndryshimet në Kodin Penal ai automatikisht lirohet nga përgjegjësia për rastin TNT dhe TRAJEKTORJA, ndërsa për krimet e tjera për të cilat është dënuar do t’i lejohet përsëritje e procedurës penale?”, u shpreh Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike.

Ndërkohë Alternativa ka akuzuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti se ka kërkuar nga ndërkombëtarët amnisti për Gruevskin në këmbim të votave për ndryshimet kushtetuese.

Gruevski në reagimin e tij të fundit ka deklaruar se ndryshimet e fundit në Kodin Penal nuk e përfshinë atë, por individë të caktuar në disa subjekte dhe ndjekjet penale ndaj tij janë të gjitha të motivuara politikisht.

Më ndryshimet e fundit në Kodin Penal, 14 lëndë gjyqësorë rrezikojnë të vjetërsohen ose rikthehen në procedurë gjyqësore nga fillimi, përkatësisht 80 persona të lirohen nga ndjekja penale ose të mbrohen në liri./ Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara