Kompania britanike “Scrap Car Comparison” ka kryer një hulumtim interesant në bashkëpunim me kompaninë konsulente londineze “Censuswide”. Në bazë të analizës me shoferë të Britanisë së Madhe, u konstatua se cilat vetura drejtohen nga shoferët më inteligjentë, shkruan The Sun. Gjithsej 27 marka veturash u përfshin në hulumtim.
Konsiderohet se dy të tretat e popullsisë kanë një nivel inteligjence (IQ) ndërmjet 85 dhe 115 pikë. U zbulua gjithashtu se vetëm 2.5% e njerëzve janë jashtë normës, ose për shkak të një rezultati nën 70 ose, në ekstremin tjetër, për shkak të një rezultati mbi 130.
Hulumtimi i kryer nga “Scrap Car Comparison” tregoi se shoferët me IQ më të lartë, me një rezultat mesatar prej 99, zotërojnë vetura Skoda.
Pas Skodas, pasojnë pronarët e Suzukit (98.09), Peugeotit (97.79), Mini-Cooperit (97.41) dhe Mazdas (95.91).
Në anën tjetër, drejtuesit e Land Roverit (88.58), Fiatit (90.14) dhe BMW-së (91.68) kishin IQ më të ulët.
Megjithatë, analiza zbulon se i gjithë grupi i të anketuarve ishte brenda asaj që konsiderohet si rezultat mesatar, midis 85 dhe 115 në shkallën e IQ./koha.mk
