www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tesla po tërheq 16 mijë vetura nga rrugët e SHBA-së

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Tesla po tërheq afro 16 mijë automjete Model S dhe Model X të prodhuara midis viteve 2021 dhe 2023 sepse disa rripa të sigurimit të përparmë “mund të mos lidhen siç duhet pas riparimit”.

Nëse rripi i sigurimit nuk është i lidhur siç duhet, ai mund të mos funksionojë siç duhet në një aksident, gjë që mund të rrisë rrezikun e lëndimit, njoftoi kompania amerikane.

Rregullatorët amerikanë të sigurisë së autostradave hapën një hetim për probleme të mundshme me rripat e sigurimit të Tesla në muajin mars.

Kompania nuk ka dijeni për ndonjë aksident, lëndim apo vdekje që mund të ketë lidhje me problemin e rripit të sigurimit, raporton usatoday.

Tesla do t’u dërgojë njoftime pronarëve që kanë automjetet e përmendura, do të kryejnë kontrolle falas dhe, nëse është e nevojshme, do të vendosin siç duhet rripat e sigurimit ose do të zëvendësojnë të gjithë montimin. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara