www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO: LSDM dhe BDI nuk janë në gjendje ta mirëmbajnë barin në një stadium të gatshëm, e lëre më ta çojnë Maqedoninë në BE

Posted on September 10, 2023September 10, 2023 by User User1

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar pas kritikave nga mediat italiane për gjendjen e stadiumit Arena “Todor Proeski” në Shkup, pas ndeshjes e mbrëmshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, shkruan TV21. Nga kjo parti akuzojnë pushtetin që nuk arrijnë dot të mirëmbajnë stadiumin që u ndërtua në kohën e VMRO-DPMNE-së.

“LSDM dhe BDI nuk janë në gjendje të mirëmbajnë barin në një stadium të përfunduar, e lëre më ta çojnë Maqedoninë në BE. Mediat italiane shkruajtën për turpin e autoriteteve që lejuan që Stadiumi Kombëtar të kishte një fushë të rrënuar me gropa dhe bar të tharë. Stadiumi Kombëtar, i cili është ndërtuar në kohën e VMRO-DPMNE-së, objekt me të cilin krenohet vendi, është lënë tërësisht pas dore nga LSDM dhe BDI. Një qeveri që nuk është e aftë të ujitë barin me ujë dhe pastaj ta kosit, nuk mund të menaxhojë një dyqan lagjeje, aq më pak një shtet, aq më pak ta futë shtetin në BE. LSD dhe BDI e turpërojnë Maqedoninë në çdo hap. LSD dhe BDI duhet të largohen sa më shpejt.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara