Meteorologët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe me vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor i cili në pjesët verilindore kohë pas kohe do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 27 deri 34 gradë. UV indeksi do të jetë 7.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 32 gradë.
Nga DPHM njoftojnë se në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe të nxehtë me mëngjese të freskëta dhe me vranësira të vogla mesatare gjatë ditës.
