www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tërmeti ‘bashkon’ Algjerinë me Marokun, hapet kufiri i mbyllur që nga viti 1994

Posted on September 10, 2023September 10, 2023 by User User1

Tërmeti vdekjeprurës i Marrakeshit bëri që Algjeria e cila ndërpreu lidhjet me Marokun dy vjet më parë, të hapte këtë të shtunë hapësirën e saj ajrore për fluturime humanitare dhe mjekësore në Marok.

Në një deklaratë për situatën e tërmetit në Marok, presidenca e Algjerisë tha se ishte e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare si dhe të gjitha aftësitë e saj materiale dhe njerëzore në solidaritet me popullin maroken.

Ka një histori të gjatë tensionesh midis dy vendeve për kryesisht rajonin e diskutueshëm të Saharasë Perëndimore. Kufiri mes tyre është i mbyllur që nga viti 1994.

Kujtojmë se mbi 2 mijë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi të premten në mbrëmje shtetin afrikan të Marokut. Lëkundja me magnitutë 6.8 u regjistrua në malet Atlas, në Perëndim të vendit, ndërkohë që të plagosurit janë me qindra.

Autoritetet konfirmuan se Epiqendra e tërmetit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, me një thellësi 18.5 kilometra dhe lëkundjet u regjistruan në orën 11:11 të natës.

Spitalet në Marrakesh po përballen me një fluks të lartë pacientësh, ndërsa është bërë thirrje për dhurim gjaku. /Euronews Albania/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara