www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pesë ushqime kundër tensionit të ulët

Posted on September 9, 2023September 9, 2023 by User User1

Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin.

Nivelet e duhura të tensionit duhet të jenë 120/80 mm Hg. Sipas të dhënave, tensioni është i ulët kur zbret në 90/60 mm Hg.

Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit.

Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit. Ky i fundit mund të menaxhohet më mirë nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara.

Kafeja

Kafeina njihet të ketë aftësinë e rritjes së menjëhershme të tensionit të gjakut. Nëse ky i fundit ka pësuar një rënie të menjëhershme, pini një filxhan kafeje ose çaji. Këto dy pije stimulojnë sistemin kardiovaskular dhe rrisin rrahjet e zemrës.

Çaji i jamballit

Pirja e këtij çaji ndihmon në rritjen e tensionit sepse ngadalëson ndikimin e aldosteronit. Ky i fundit është hormone që rregullon ndikimin e kripës në trup.

Ullinjtë

Ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, hekur dhe bakër. Shija e tyre e kripur dhe ushqimet e kripura në përgjithësi rrisin tensionin e gjakut.

Ushqimet e pasura me vitaminë B-12

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B-12. Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë anemi, e cila çon pashmangshmërisht në uljen e tensionit të gjakut. Vezët janë një burim shumë i pasur i vitaminës B-12. Ato mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura apo të pjekura.

Uji

Dehidratimi lë pasoja të rënda në volumin e gjakut. Ulja e volumit të gjakut shkakton uljen e tensionit të gjakut, veçanërisht në momentet kur njeriu po kryen një aktivitet të caktuar fizik.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore./ Agroweb

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara