www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dhunohet në oborrin e shtëpisë biznesmeni në Fushë-Krujë

Posted on September 9, 2023September 9, 2023 by User User1

Mbrëmjen e sotme ministri i Brenshëm, Taulant Balla për me s një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë një rast dhune në Fushë-Krujë.

Sipas denoncimit të Ballës një biznesmen në Fushë-Krujës ishte dhunuar barbarisht në oborrin e banesës së tij.

Rastin e ka përcjell tek ministri gruaja e të dhunuar ku menjëherë pas marrjes së denoncimit Balla ka takuar familjarët.

“E falenderoj Valbonën, një banore të Fushë-Krujës, e cila besoi tek unë duke më dërguar mua personalisht një skenë të ngjashme dhune në oborrin e shtëpisë/biznesit të saj familjar, ku ishte dhunuar barbarisht bashkëshorti i saj nga disa persona,” shkruan Balla.

Ai gjithashtu ka ndarë edhe pamjet e rënda ku duhet biznesmeni duke u dhunuas.

Policia e Shtetit po kryen veprimet e menjëhershme pas marrjes së pamjeve filmike ndërsa AMP po verifikon veprimet ose mos-veprimet e policisë vendore.

“Vajta menjëherë sapo mora mesazhin dhe u takova me familjen e Valbonës në Fushë-Krujë, të cilëve Policia e Shtetit duhet t’i garantojë mbështetje dhe se do të bëjmë gjithçka që në territorin e kësaj republike të mos më ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve,” shtoi Balla.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara