www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zhduket në mënyrë misterioze në Moskë shefi i vaksinave i qeverisë së Putin

Posted on September 9, 2023September 9, 2023 by User User1

Kreu i institutit kryesor shtetëror rus të vaksinave raportohet se është zhdukur së fundmi në Moskë.

‌Policia tha se është në kërkim të 59 vjeçarit Viktor Trukhin, pasi familjarët e kanë denoncuar të zhdukur katër ditë më parë.

Burri nuk është parë prej 3 shtatorit, ditën kur sipas raportimeve është shkarkuar nga drejtimi i Agjencisë Mjekësore Biologjike, me argumentin ‘abuzime të shkallës së madhe’.

‌Trukhin kishte qenë më parë drejtor i Institutit të Kërkimit të Vaksinave e Serumeve në Shën Petersburg për 11 vjet.

I shkolluar si avokat, ai ishte në njohuri të të gjithë projekteve ruse në fushën e vaksinave, serumeve apo ‘preparateve bakteriale’.

Instituti ka qenë aktiv në prodhimin e mjekimeve të koronavirusit apo sëmundjeve të tjera infektive dhe luante rol kryesor në eksportimin e vaksinave ruse, shkruan rrjeti Metro.co.uk.

Klienti kryesor i agjencisë është zyrtari i afërt me Putin, Sergei Chemezov, ish-agjent i KGB dhe aksionet kryesor në ROSTEC, grupi shtetëror rus i teknologjisë.

Instituti Trukhin drejtohet gjithashtu nga agjencia ruse e sigurisë kimike, biologjike dhe të radiacionit.

Rrjeti vendas Mash tha se bija e zyrtarit të zhdukur, ‌Trukhin e ka parë atë për herë të fundit me 3 shtator në Maskë.

Llogaritë e tij në rrjetet WhatsApp e Telegram u rihapën për pak kohë më 5 shtator por prej atëhere nuk ka qenë më në kontakt.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara