www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Autoritetet marokene bëjnë thirrje për të dhuruar gjak/ Spitalet plot me të lënduar

Posted on September 9, 2023September 9, 2023 by User User1

Autoritetet shëndetësore të Marokut u kanë bërë thirrje banorëve të dhurojnë gjak pasi spitalet kanë një fluks të lënduarve nga tërmeti që godi disa zona të vendit.

Deri më tani janë raportuar se janë deri tani 1200 persona të plagosur, mes tyre qindra janë në gjendje të rëndë. Të gjitha kanë nevoja për gjak, shprehen autoritetet.

Një delegacion i Caritas ndodhet në Marakesh dhe bën thirrje për ndihmë” “Duhen ilaçe dhe batanije, duhet të nxitojmë. Do t’i bashkojmë me mjete higjienike, batanijet duhen për të ftohtin që zbret në mbrëmje”.  Ishte At Oscar Arturo Garcia Padilla, drejtor i Caritas-it të Rabatit, dega kryesorë në Marok që bëri thirrje për ndihmë.

Sa më shumë kalojnë orët aq më shumë rritet frika për të tjera jetë të humbura nga tërmeti 6.8 ballëshqë goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marakesh në orën 23:11 të premten datë 8 shtator. Lëkundje të fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija.

Top Channel

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara