www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gold AG shfaqet bashkë me Xhakën, Shaqirin dhe Jasharin përpara ndeshjes së Kosovës me Zvicrën

Posted on September 9, 2023September 9, 2023 by User User1

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, së fundmi është takuar me yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin.

Fotografinë e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, në Facebook dhe Instagram.

Xhaka – Shaqiri – Jashari”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Kosova ndërkohë pret ditën e sotme (e shtunë) Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Xhaka si kapiten i përfaqësueses së Zvicrës u paraqit të premten (8 shtator) në një konferencë për shtyp, ku ka shprehur emocionet e tij përpara ndeshjes.

Lojtari me origjinë shqiptare u shpreh se për të është një sfidë e veçantë dhe me shumë emocione.

Është një ndeshje e veçantë për mua dhe familjen. Nuk krahasohen sepse është ndryshe, jam i kënaqur që jam këtu dhe pres nesër një ndeshje me shumë emocione”, tha ai.

Xhaka, Shaqiri dhe Jashari ndryshe kanë korrë suksese të mëdha me Zvicrën si dhe shquhen si ndër lojtarët më të mirë të skuadrës.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara