www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjermania akuzon dy burra për spiunazh ndaj Rusisë

Posted on September 8, 2023September 8, 2023 by User User1

Gjermania akuzon dy burra se ka spiunuar për Rusinë. Prokurorët thanë se të dyshuarit akuzoheshin për tradhti të lartë për dhënie të sekreteve shtetërore. Aktakuza është ngritur më 24 gusht.

Një nga të dyshuarit punonte në agjencinë e inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, BND dhe u arrestua në Berlin më 21 dhjetor. Prokurori tha se ai ishte në kontakt me bashkëpunëtorin e tij, të dyshuarin tjetër.

Ky i fundit u arrestua më 22 janar pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara. Prokurorët thanë se njëri prej tyre ishte i lidhur me një biznesmen rus, i cili nga ana e tij kishte kontakte me shërbimin sekret rus.

Prokurorët pretendojnë se njëri mori nëntë dokumente nga sistemi i brendshëm i BND, të cilat ia kaloi më pas i arrestuari tjetër, i cili fotografoi dokumentet dhe ia dorëzoi kopjet e printuara FSB-së në Moskë.

Dyshohet se njëri nga të arrestuarit është takuar edhe me zyrtarë të FSB-së gjatë disa udhëtimeve që ka bërë në Moskë. Prokurorët thonë se këto vizita janë organizuar dhe financuar nga biznesmeni rus.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara