www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: VMRO promovon debat jashtëzakonisht irracional për ndryshimet kushtetuese

Posted on September 8, 2023 by User User1

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se aktualisht i gjithë diskutimi për amendamentet kushtetuese po zhvillohet në nivel mjaft racional nga partitë në pushtet dhe koalicioni që është për integrime evropiane dhe në nivel jashtëzakonisht irracional nga lidershipi i VMRO-DPMNE-së. Sipas kryeministrit është i nevojshëm një diskutim i bazuar në fakte.

 DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“E shihni që publiku nuk ka komente për përmbajtjen e amendamenteve dhe për procedurën që po zhvillohet. Besoj se në fund duhet të rezultojë me marrjen e vendimeve të nevojshme dhe hapjen e kapitujve për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE. Do të thotë një vendim strategjik, gjithçka tjetër është ikja nga realiteti, ikja nga përgjegjësia dhe kthimi i shtetit në izolim dhe pasiguri siç e pamë në ato 11 vjet kur u krijua një model inxhinierie kulturore-historike-financiare nga e cila askush nuk përfitoi”

Kovaçevski deklaroi se vendi ngeci në të gjitha fushat dhe nuk lëvizi asnjë milimetër në integrimet euroatlantike. “Sa për krahasim, Kroacia filloi me ne, dhe tashmë e ka futur euron, është pjesë e BE-së dhe zonës Shengen, ndërsa ende po diskutojmë nëse do të marrim një vendim me të cilin do t’i hapim kapitujt”, tha Kovaçevski.

Vendimi kryesor i këtij mandati parlamentar, theksoi Kovaçevski, është votimi për Evropën dhe vazhdimi i rrugës së integrimit evropian të vendit.

Kreu i Qeverisë deklaroi se deputetët vendosin sipas mandatit që kanë marrë, ndërsa beson se vendimi kryesor i këtij mandati parlamentar është votimi për Europën dhe vazhdimi i rrugës së integrimit europian të vendit. “Ne e filluam atë proces, procesi u mirëprit nga të gjithë partnerët tanë strategjikë: nga SHBA dhe nga liderët e BE-së dhe nga anëtarët e BE-së”, theksoi kryeministri Kovaçevski. /SHENJA/

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara