www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Hakerët koreano-veriror vodhën kriptovaluta në vlerë të mbi 38 milionë eurove për të financuar programin bërthamor

Posted on September 8, 2023September 8, 2023 by User User1

Hakerët koreano-veriror vodhën kriptovaluta në vlerë të gati 41 milionë dollarëve (38.3 milionë eurove) nga një kazino online dhe një faqe për bastet sportive – paratë që pritet të përdoren për të fuqizuar programin e armëve bërthamore të vendit para një marrëveshje të pritur me Rusinë.

FBI njoftoi të mërkurën se kishte gjurmuar hakimin e Stake.com në Korenë e Veriut dhe grupin e saj, Lazarus të sponsorizuar nga shteti, i cili ka vjedhur më shumë se 200 milionë dollarë (186.8 milionë euro) në kriptovaluta vetëm gjatë vitit të kaluar.

Në vitin 2022, kompania hulumtuese e blockchain, “Chainalysis” zbuloi se në nivel botëror ishin vjedhur 3.8 miliardë dollarë (3.55 miliardë euro) nga biznesi i kriptomonedhave, raporton nypost.

Akoma më shqetësues për zyrtarët amerikanë është fakti se ky shfrytëzim i fundit erdhi vetëm disa ditë përpara takimit të pritshëm të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jung-un me presidentin rus, Vladimir Putin, kur dy liderët pritet të arrijnë një marrëveshje armësh për të ndihmuar Rusinë në vazhdimin e pushtimit të Ukrainës./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara