www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kacarska: E habitur me ndryshimet në Kodin penal

Posted on September 8, 2023September 8, 2023 by User User1

Kryetarja e gjykatës kushtetuese, dobrila kacarska, tha se është e befasuar nga ndryshimet në kodin penal dhe se nuk e dinte se po përgatiteshin ndryshime të tilla. Sipas saj nuk mund të mbrohen ulja e dënimeve në kodin penal, me konfiskimin e pasurisë.

“Si gjykatëse prej shumë kohësh në gjykatën penale, sigurisht që nuk jam dakord me ndryshime të tilla në kodin penal, veçanërisht jo për krime të tilla por do të thosha edhe diçka tjetër në këtë drejtim nëse gjykatësit do të kishin marrë vendime për të gjitha ato çështje, dyshoj se do të kishte ndryshime të tilla në kodin penal. Sipas këtyre ndryshimeve, sipas asaj qe kam lexuar ne media, duke qene se nuk i punoj ato lëndë, sigurisht që do të ketë vjetërsime të një pjese të madhe të këtyre çështjeve që janë ne gjykatën penale, por nuk e di cilat dhe sa janë sepse nuk i punoj. Jam vërtet e habitur sesi u miratua ky ligj, pa asnjë pengesë edhe nga opozita, dhe nga ana tjetër, prej dy vitesh e prej disa muajsh gjykatësit e gjykatës kushtetuese nuk mund të zgjidhen, nuk mund të kompletohemi. Që do të thotë se ku ju konvenon politikanëve, nuk ka pengesa, kështu shkon, atje ku duan të bëjnë obstruksione e bllokojnë edhe shtetin”, deklaroi Dobrilla Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara