www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPJ e Maqedonisë: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët që gjenden në zonat e prekura nga moti i keq në Greqi

Posted on September 8, 2023September 8, 2023 by User User1

Ministria e Punëve të Jasthme përmes një kumtese bën të ditur se nëpërmjet Ambasadës në Athinë dhe Konsullit të Përgjithshëm në Selanik, është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Maqedonisë së Veriut që u gjendën në zonat e prekura nga moti i keq që ka kapluar Greqinë, respektivisht në rajonin e Agios Ioanis, në lindje të Pelionit në Magnezia, Thesalia juglindore.

Siç njoftojnç nga MPJ, bëhet fjalë për 15 qytetarë tanë, të gjithë janë në vend të sigurt dhe në gjendje të mirë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Diplomatët tanë janë në kontakt edhe me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale ku informohen për lokacionet ku ndodhen qytetarët tanë”, njoftojnë nga MPJ.

Ata shtojnë se në Greqi, institucionet informojnë se po punohet intensivisht për pastrimin e rrugëve; autoritetet po marrin të gjitha masat për furnizimin e rajonit me ushqim dhe ujë, ndërsa problemi me furnizimin me energji elektrike tashmë është rregulluar.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara