www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Messi trullos Caiciedon, e ‘zhvlerëson’ duke e dribluar 130 milionë euroshin e Chelseat

Posted on September 8, 2023September 8, 2023 by User User1

Lionel Messi e ka zhvlerësuar yllin 130 milionë eurosh të Chelseat, Moises Caicedo, gjatë ndeshjes së Argjentinës me Ekuadorin.

Kombëtarja e Argjentinës i ka nisur me fitore 1-0 ndaj Ekuadorit, kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës që do të zhvillohet pas tre vitesh në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Vendimtar në këtë fitore të Albicelesteve ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

Messi ishte i papërmbajtshëm në minutën e 78-të të ndeshjes, duke shënuar nga një goditje e dënimit prej pak më shumë se 20 metrave duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit ekuadorian.

Megjithatë, 36-vjeçari argjentinas tregoi klas edhe në fusha tjera, duke treguar aftësitë e tij dribluese.

Në një moment, Messi trullosi mesfushorin e ri të Chelseat, Moises Caicedo, i cili u ble për hiç më pak se 130 milionë euro nga Brightoni.

Rrjetet sociale janë çmendur tashmë me komentuesit që thonë se Messi e ka ‘zhvlerësuar’ yllin e Chelseat. /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara