www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Di Maria e tall Ronaldon duke e dribluar, portugezi e rrëzon nga inatosja

Posted on July 21, 2023July 21, 2023 by User User1

Angel Di Maria ka dhuruar magji gjatë miqësores së fituar nga Benfica ndaj Al Nassr, ndërsa në një moment e dribloi keq ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo.

Lojtarët e Al-Nassr kanë vazhduar të humbasin në përgatitje për sezonin e ri ndaj skuadrave evropiane dhe mbrëmë kanë marrë një mësim nga Benfica, e cila i ka mundur me rezultat 4:1.

Kjo ishte ndeshja e rikthimit të Di Marias me fanellën e gjigantit portugez dhe magjistari argjentinas tregoi menjëherë se nuk ka harruar të luajë futboll.

Ai luajti një pjesë në të cilën tregoi atë që posedon.

Argjentinasi i çmendi lojtarët e klubit saudit me lëvizjet e tij të kthjellëta dhe njëri nga “klientët” e tij ishte Ronaldo.

Di Maria i “shiti” një driblim fantastik duke ia vendosur një top mbi kokë Ronaldos, për çka portugezi nuk u interesua, ndaj e faulloi i frustruar.

Përveç asaj lëvizjeje, ylli argjentinas Di Maria shënoi edhe golin e parë nga katër golat e ekipit të tij. /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara