www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqipëria merr barazim të madh ndaj Republikës Çeke

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Shqipëria ka marr një barazim të madh ndaj Republikës Çeke me rezultat 1-1, duke vazhduar ëndrrën drejt Euro 2024. Ky barazim i mban kuqezinjtë në vendin e dytë dhe me gjasa të mëdha për të mbajtur pozitat që dërgojnë në Kampionatin Evropian.

Rastin e parë në ndeshjes e kishin çekët, që rrezikuan në minutën e 25-të, por gjuajtja e Tomas Soucek u prit lehtësisht nga Etrit Berisha. Shqipëria kishte një kundërsulm shumë të mirë, por Jasir Asani mbeti në pozitë jashtë lojë dhe rasti shkoi huq. Pas tij Nedim Bajrami në minutën e 30-të u rrëzua në zonë, por gjyqtari anglez Taylor nuk sinjalizoi penallti. Në fundin e pjesës së parë Soucek goditi, por gjuajtja e tij u bllokua nga Ardian Ismajli. Në kohën shtesë, Sokol Cikalleshi mori një top të mirë në zonë, por ai e pranoi me dorë.

Pas një pjesë të parë pa gola, me të filluar pjesa e dytë çekët shënuan me Vaclav Cerny për 1-0, i cili fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, pastaj pasi u shikua në VAR doli të jetë i rregullt. Por nuk vonoi shumë dhe kuqezinjtë morën barazimin. Zhvillohej minuta e 66-të, kur Nedim Bajrami mori një top jashtë zonës dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-1./Koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara