www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Terrorizohen banorët në zonat e përmbytura në Greqi, gjarpërinjtë po u pushtojnë shtëpitë

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Përpos ujit që u ka pushtuar banesat, grekëve në zonat e përmbytura u duhet të përballen edhe me kafshët që po dalin nga vendet ku strehohen zakonisht.

Mediat në vend raportojnë për banorë të ngujuar nga ujërat të cilët po hasin edhe gjarpërinj në banesat e tyre.

Së fundmi u bë një apel për shpëtimin e 15 personave që kishin mbetur të bllokuar në Marathea, Karditsa. Dhjetë prej personave të bllokuar isin të moshuar me probleme shëndetësore.

Sipas raportimeve, ata ishin mbledhur në katin e parë të një shtëpie, pa gjumë, pa ushqim dhe të rraskapitur.

Ndërkohë, operacione shpëtimi po mbahen në zonat më të prekura nga moti i keq si Karditsa, Trikala, Larissa dhe Volos./tv21

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara