www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

14 lëndë gjyqësore me mbi 80 të akuzua, vjetrohen me ndryshimet në Kodin Penal

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal do të mundësohet vjetërsimi i 14 lëndëve gjyqësore në të cilat akuzohen mbi 80 persona, sipas vlerësimeve të Koalicionit “Të gjithë për një gjykim të drejtë”, që e publikoi sot në Fejsbuk, me ç’rast duke përmendur se në këtë procesverbal nuk janë marrë parasysh rastet të cilat për momentin gjenden në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHPNKOK).

Sipas Koalicionit, me ndryshimet të cilat u miratuan në mënyrë të shpejtë dje do të vjetërsohen rastet në vijim: TNT, Talir, Talir 2, Thesari, Tarifa, Dizajn, Toplik, Titanik, Tenderët, Titanik 2, Traektoria, Shkallët Spanjolle, Target/Fortesa, Lëndë për Stevço Jakimovskin.

Kuvendi miratoi dje ndryshimet në Kodin Penal me 48 vota “pro”, 36 “kundër” dhe një abstenim. Ndryshimet shkaktuan reagime në opinion pasi i referohen neneve që “lehtësojnë” dënimet që prekin funksionarët, zyrtarët dhe personat përgjegjës në ndërmarrjet dhe institucionet publike.

Sipas Qeverisë, e cila këto ndryshime i propozoi me flamur evropian, bëhet fjalë për harmonizim me direktivat e Bashkimit Evropian. Për opozitën, kjo është përpjekje për amnisti të funksionarëve aktual në rast të ndryshimit të pushtetit. Në ndërkohë, Zyra e  BE-së në Shkup po kontrollon nëse flamuri evropian është keqpërdorur. 

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara