www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nga 1 dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Tarifa e lirë e energjisë elektrike në periudhën prej orës 13 deri në 15:00 do të jetë në dispozicion nga 1 dhjetori për rreth 200 mijë konsumatorë të cilët kanë të ashtuquajtur matës smart, dhe atyre që do të ofrojnë qasje të papenguar në matëset e EVN-së.

Sasho Saltirovski, drejtor i EVN, u bëri thirrje përdoruesve që të sigurojnë qasje në matëset  e rrymës nëse duan të përdorin rrymën e lirë.

 “Jemi drejt fundit të përgatitjeve, ashtu siç edhe premtuam, deri më 1 dhjetor gjithçka do të jetë gati. Disa prej matësve  janë “smart”, ato do t’i rregullojmë brenda natës dhe tashmë nga 1 dhjetori 200 mijë përdorues do të kenë vendosur tarifa dhe pjesa tjetër do të jetë gjatë muajit. Shumë do të varet nga konsumatorët. Kërkoj nga të gjithë qytetarët që t’i vënë në dispozicion matësit, që lexuesit tanë t’i lexojnë, sepse matëset vendosen gjatë leximit. Të gjitha ato që do të jenë në dispozicion gjatë muajit dhjetor do të vendosen. Më së shumti do të varet nga disponueshmëria e matësve”, tha Sasho Saltirovski drejtor i EVN-së.

Nga EVN Maqedoni thonë se humbjet më të mëdha të energjisë elektrike janë në qytetin e Shkupit.

Nga kjo kompani theksojnë se humbjet nuk regjistrohen vetëm në qytete apo komuna ku është shumicë një përkatësi etnike.Në Haraçinë, matëset janë në rrugë dhe ka 10 për qind humbje në qershor dhe korrik, kështu që problemi tashmë është mesatar. Saltirovski njoftoi se problemet janë tejkaluar edhe në Likovë. Sipas tij kjo do të jetë komuna e parë në vend e mbuluar tërësisht me matëse “smart”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara