www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Milloshoski kërkon që Pendarovski të mos i miratojë ndryshimet në Kodin Penal: Është keqpërdorur flamuri evropian

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Shkup, 7 shtator –  Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal dhe kërkon nga presidenti i vendit që të mos e nënshkruajë dekretin për këto ndryshime.

Ai në rrjetet sociale shkruan se është keqpërdorur flamuri evropian në miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore.

“Keqpërdorimi i flamurit evropian për ndryshimet të dizajnuara politike në Kodin Penal që shkaktojnë dëme serioze sistemit të drejtësisë në Maqedoni. Nga ana legale edhe nga ana politike, do të ishte e drejtë nëse Presidenti Pendarovski nuk e nënshkruan këtë projekt ligjor të BDI-së dhe LSDM-së dhe ligji për ndryshimin e Kodit Penal të kthehet në Kuvend për diskutim të mëtutjeshëm”.

“Një veprim i tillë i Pendarovskit së pari do të nënkuptojë kundërshtimin e keqpërdorimit të flamurit evropian nga ana e qeverisë dhe njëkohësisht do t’i jepet mundësia për një debat publik për këtë temë me Odën e Avokatëve, shoqatën e gjyqtarëve dhe departamentet penale, juridik në fakultetet juridike në këtë vend”, shkruan Milloshoski.

/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara