www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dogana e Maqedonisë konfiskoi 4 tonë pilula dhe xhel për potencë

Posted on September 7, 2023September 7, 2023 by User User1

Dogana e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se janë konfiskuar 4 tonë pilula dhe xhel për potencë, përcjell TV21. Nga Dogana thonë se të njëjtat ishin substanca për përdorim oral, ndërsa të njëjtat janë vlerësuar si të dëmshme për qytetarët. 

Parandalohet tregtia e paligjshme e 4 tonë pilulave dhe xhel për potencë për përdorim oral në vlerë prej 41,7 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, pasi inspektorët doganor nga Departamenti për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të detajuar të mallit në depon doganore kanë konstatuar se kompania e cila tashmë e kishte futur mallin në vend nuk posedon vendim të vlefshëm për tregtimin me shumicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore. Njëherë, produkti është ilaç i cili nuk është i regjistruar në Regjistrin e barnave të cilin e mban Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deklarohet ndryshe.
Për shkak të dyshimit se i pandehuri ka kryer vepër tregti të paligjshme, e dënueshme sipas nenit 277 të Kodit Penal, malli është konfiskuar, ndërsa kundër personit juridik do të parashtrohet kallëzim penal përkatës në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup. . Janë sekuestruar 48,000 kuti Oral Jelly, pra 100 ml xhel Kamagra për përdorim oral, 10,530 shirita me tableta Kamagra 100 mg dhe 7,000 kuti me tableta Cenforce 100 mg. dhe 150 mg”, thonë mes tjerash nga Drejtoria e Doganave.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara