www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Akademi solemne – “32 vite pavarësi” me rastin e festës shtetërore 8 Shtatori

Posted on September 7, 2023 by User User1

Shkup, 7 shtator – Me Akademi solemne “32 vite pavarësi”  që do të mbahet sot pasdite në Filarmoni, fillon shënimi i Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 8 Shtatori.

Akademia solemne në të cilën do të marrë pjesë dhe do të flasë kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio televizionin naconal, si dhe në kanalet e rrjeteve sociale të Qeverisë.

Shënimi i festës shtetërore që organiozohet nga Qeveria nën moton “Lajmëtari i lirisë”, vazhdon nesër me disa ngjarje kulturore, argëtuese dhe sportive.

Me rastin e 32 viteve të shpalljes së pavarësisë së shtetit, nesër delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, do të vendosin lule në vendet e përjetshme të prehjes së ish-presidentëve të shtetit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit “Butel” në Shkup.

Më pas, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiri së bashku me drejtorin e SPQ “8 Shtatori” dr. Hristian Kostov në SPQ “8 Shtatori” do të marrin pjesë në prezantimin e pajisjes dhe aparaturës së re.

Shënimi i Ditës së pavarësisë do të vazhdojë në Parkun e Qytetit në Shkup, në hapësirën në lokacionin “Guaza”, ku do të mbahen stërvitje taktiko-treguese të njësive të Armatës së RMV-së dhe të Minsitrisë së Punëve të Brendshme. Në lokacionin “Guaca” është paraparë edhe program kulturor-artistik, anëtarët e “Bilbilit të Artë”, si dhe programk për fëmijë, me pjesëmarrje të Teatrit për fëmijë dhe të rinj të cilët do ta interpretojnë shfaqjen “Giga Mega përralla” në regji të Hana Milenkovskës, vepër e Gorjan Milloshevskit.

Gjatë ditës, në lokacionin e njejtë, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të jenë pjesë e serisë së aktiviteteve sportive të organizuara në bashkëpunim me Agjencinë për Të Rinj dhe Sport.

Në manifestimin në Parkun e Qytetit do të marrin pjesë kryetari i Qeverisë, Kovaçevski dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Plotësisht, si pjesë e shënimit të Ditës së Pavarësisë, në organizim të Qeverisë, krahas manifestimeve të shumta të rastit, për qytetarët, prej orës 11:00 në tërë shtetin do të fillojë manifestimi kulturor “Ditë e hapur për qytetarët”, në suaza të të cilit do të sigurohet hyrje pa pagesë për qytetarët në institucionet kulturore, muzetë dhe galeritë në tërë Republikën. 

Opera dhe baleti nacional do t’i bashkohet kremtimit me koncert të arieve të njohura operistike, që më 8 shtator në orën 20:00 do të mbahet para platosë së institucionit. 
/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara