www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Javën e ardhshme Apple do të prezantojë iPhone 15

Posted on September 6, 2023 by User User1

Apple javën e ardhshme do të mbajë ngjarjen më të madhe vjetore ku pritet lansimi i telefonave të shumëpritur të linjës iPhone 15, orët e reja të Apple dhe më shumë.

Tani janë bërë të ditur detaje të reja lidhur me eventin madhështor teknologjik që do të mbahet nga gjiganti Apple, sikurse ora dhe dita e prezantimit të iPhone 15.

Kur bëhet prezantimi i linjës iPhone 15?

Eventi për prezantimin e iPhone 15 do të zhvillohet më 12 shtator 2023 në orën 19:00.

Siç shihet në ftesën e dërguar nga Apple, kompania e ka emëruar eventin si “Wonderlust”. Ngjarja do të zhvillohet drejtpërdrejt nga Apple Park në Cupertino të Kalifornisë.

Si do të mund ta shohim eventin për prezantimin e iPhone 15?

Sikurse me eventet e kaluara, Apple ka gjasa të transmetojë prezantimin e smartphone-it të shumëpritur në faqen e saj të internetit dhe përmes kanalit në YouTube.

Apple nga tani ka publikuar linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë në YouTube, ndonëse eventi nis më 12 shtator në orën 19:00. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara