www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

45 vjet kur studentët u bënë zë lirie, Fakulteti Filozofik në Prishtinë shënoi demonstratat e ‘81-shit

Posted on April 3, 2026 by Djek

Në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin Filozofik dje u shënua 45-vjetori i Demonstratat e vitit 1981, një ngjarje me rëndësi të veçantë në historinë moderne të Kosovës.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Shoqata e të Burgosurve Politikë, Shoqëria LËVIZJA dhe Fakultetin Filozofik, dhe u hap nga Bekim Baliqi, i cili theksoi se demonstratat e vitit 1981 janë të pandashme nga historia kombëtare dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e vetëdijes kombëtare, si dhe në artikulimin e kërkesave për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.

Në fjalën e tij, Baliqi nënvizoi se roli i studentëve mbetet thelbësor edhe sot, ndonëse sfidat kanë ndryshuar, duke theksuar nevojën për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe zhvillimin e debatit kritik në shoqëri.

Në hapje të aktivitetit përshëndetën edhe Mentor Hasani, Shefit Sadiku dhe Xhevat Gjini.

Në kuadër të sesionit të referimeve, kumtesa dhe diskutime mbajtën: Bujar Dugolli, Sabile Keçmezi, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi dhe Murat Musliu, të cilët trajtuan dimensione të ndryshme historike dhe politike të demonstratave dhe ndikimin e tyre në zhvillimet e mëvonshme në Kosovë.

Një moment i veçantë i aktivitetit ishte edhe dëshmia përmes video-mesazhit e ish të burgosurës politike Zyrafete Kryeziu-Manaj, e cila ndau përvojën e saj nga koha e demonstratave, duke rikujtuar sakrificat dhe qëndresën e brezit të saj.

Në tryezë morën pjesë ish të burgosur politikë, studentë dhe profesorë, duke e bërë këtë përvjetor një hapësirë të rëndësishme reflektimi dhe diskutimi ndërbrezor.
Aktiviteti u moderua nga Mentor Hasani dhe u përmbyll me diskutim të hapur me pjesëmarrësit, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe e vazhdimit të studimeve mbi ngjarjet që kanë formësuar rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.(INA)

Lajmet e fundit…

  • Taravari mbështet protestat e studentëve: Si prind dhe si pedagog, e ndiej detyrim moral të jem në krah të tyre
  • Nga Vetëvendosje dalin me një emër për president
  • 45 vjet kur studentët u bënë zë lirie, Fakulteti Filozofik në Prishtinë shënoi demonstratat e ‘81-shit
  • Themelohet nëndega – Saraj e Bashkimit Demokratik për Integrim
  • 4 muaj pa rroga në NPK-Saraj, punëtorët në hall – drejtori Hoxha arsyetohet me borxhe dhe bankën

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara