www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lajmi Fundit: Ministri i Kurtit përfundon në pranga, dyshohet për sulm

Posted on February 10, 2025February 10, 2025 by Dilo Kamb

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe biri i tij Fuat Damka kanë përfunduar në prangat e policisë, ditën e djeshme.

Të dy dyshohen për dy vepra penale, “Sulm” dhe “Kanosje”.

Rasti për Klankosova.tv është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, përmes zëdhënësit Shaqir Bytyqi, derisa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje dhe Sulm” , policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe jane mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, tha Bytyqi për Klankosova.tv

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara