www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

SHBA tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Posted on February 6, 2025February 6, 2025 by Dilo Kamb

Presidenti amerikan Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, zgjati vendimin për pezullimin e ndihmës fianciare për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë dhe urdhëroi një rishikim të rolit amerikan në UNESCO.

“Ka një potencial të madh dhe bazuar në potencialin, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë, por ata duhet të bashkohen”, tha Presidenti Trump për gazetarët. “Nuk është duke u udhëhequr mirë. Ata nuk po e bëjnë punën”.

“Shumë nga këto konflikte për të cilat po punojmë duhet të zgjidhen, ose të paktën ne duhet të kemi një ndihmë për zgjidhjen e tyre. Duket se ne kurrë nuk marrim ndihmë. Ky duhet të jetë qëllimi parësor i Kombeve të Bashkuara”, tha presidenti amerikan.

“Që nga dita e parë, mbështetja e Shteteve të Bashkuara për OKB-në ka shpëtuar shumë njerëz dhe ka avancuar sigurinë globale”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mezi pret të vazhdojë marrëdhëniet e tij produktive me Presidentin Trump dhe qeverinë amerikane për të forcuar këtë marrëdhënie në botën e sotme të trazuar”.

Presidenti Trump tha se ai nuk po synonte të pezullonte fondet nga organizmi botëror prej 193 anëtarësh, megjithëse u ankua se Uashingtoni është i detyruar të paguajë një shumë joproporcionale si anëtar i OKB-së.

Uashingtoni është kontribuesi më i madh financiar i OKB-së, i pasuar nga Kina, që përbën 22% të buxhetit bazë të OKB-së dhe 27% të buxhetit për operacionet paqeruajtëse. OKB-ja ka thënë se Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë një detyrim financiar prej 2.8 miliardë dollarësh, nga të cilat 1.5 miliardë dollarë janë për buxhetin e rregullt. Këto pagesa nuk janë vullnetare.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara