www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Ministria e Ekonomisë e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike, ministri të jap dorëheqje

Posted on January 29, 2025January 29, 2025 by Dilo Kamb

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, pasi siç thotë, nuk po menaxhojnë krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve të produkteve bazë, përcjell TV21. BDI tha se, përmes propagandave, ministri po u kërkon qytetarëve që të bëjnë punën ministrisë në vend që të marrë masa për të frenuar inflacionin.

“Ministria e Ekonomisë, e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike dhe rritjen e pajustifikueshme të çmimeve të produkteve bazë, tani u bën thirrje qytetarëve të zgjidhin vetë problemet që ajo vetë nuk di dhe nuk mund t’i zgjidhë! 

Kjo është ironia më e madhe e një pushteti të rrënuar, që tashmë nuk fsheh më dështimin e vet total. 

Në vend që të marrë masa për të frenuar inflacionin, për të ndalur rritjen e çmimeve  dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, ministri i Ekonomisë bën propagandë boshe dhe u kërkon qytetarëve të bëjnë atë që është detyrë e qeverisë.

Kjo qeveri ka humbur çdo legjitimitet dhe çdo lidhje me realitetin. 

Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Ekonomisë dhe marrjen e masave urgjente për të ndalur rritjen e padrejtë të çmimeve, në vend që të luajnë teatër me qytetarët”, thotë BDI.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara