www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Administrata Trump urdhëron Ambasadën e SHBA-së në Shkup të ndërpresë të gjitha projektet në Maqedoninë e Veriut

Posted on January 28, 2025January 28, 2025 by Dilo Kamb

Ambasada e SHBA-së në Shkup në mëngjes ka njoftuar të gjitha OJQ-të dhe organizatat tjera që tashmë kanë fituar dhe thuajse i kanë realizuar projektet në RMV, që të ndalin realizimin e projekteve dhe të mos paguajnë asgjë, konform urdhërit ekzekutiv të Presidentit të ri amerikan, Donald Tramp, i cili “ngriu” ndihmat e huaja për 90 ditë për të gjitha vendet, përveç Izraelit dhe Egjiptit.

“Para pak çasteve morëm njoftmin nga SHGM-ja se donatori I këtij projekti, Organizata Ndërkombëtare – IREKS, kërkon ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve për realizimin e projektit. Kjo vjen pas vendimit të autoriteteve të reja amerikane për “ngrirjen” dhe revizionin e thuajse gjithë ndihmës së SHBA-së nëpër botë, në kohëzgjatje prej 90 ditëve”, thuhet në njoftimin e KEMM-it.

Bedri Hamza: Në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë
Në përgjithësi, ndihma e SHBA-së në RMV menaxhohej përmes projekteve të Ambasadës dhe përmes agjencisë USAID, kurse fokusohej në sundimin e së drejtës, sigurisë kibernetike, ambientit jetësor, zhvillimit demokratik, përmirësimit të konkurencës, luftës kundër korrupsionit dhe për pjesëmarrje më të madhe civile.

Vetëm për sistemin gjyqësor, SHBA-të kanë dhënë donacione thuajse prej 500 milion eurove.

Ndryshe, udhëzuesi që të premten u publikua nga Sekretari Amerikan I Shtetit, Mark Rubio, dërguar nëpër të gjitha përfaqësitë diplomatiko-konsulare, kërkon që të punësuarit të japin “urhdëra për stopimin e punës” për të gjithë “çmimet ekzistuese për ndihmë të huaj”.

Në Komunikatën e DASH-it për vendimin e Mark Rubios thuhet se sekretari shtetëror ka inicuar kontrollin e të gjitha programeve për ndihmë të huaj që të sigurohet se ata janë efikase dhe konzistente me politikën e jashtme të SHBA-së, në kuadër të agjendën “Amerika në vend të parë”.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara