“Faleminderit Zot, për këtë ditë”! Dhe kjo është arsyeja pse: Ditë e mirë dhe me ne këtu është vëllai im Millorad! A pak ju duket? Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, ministri për Marrëdhënie Ndëretnike, e njohur si Ministria e Marrëveshjes së Ohrit, serbi Ivan Stoilkoviq, ndërsa ka pritur zyrtarisht në kabinetin e tij politikanin kontrovers serb, presidentin e Republika Srpskës, Millorad Dodik.
Asgjë e jashtëzakonshme nuk do të ishte te postimi i Stoilkovit nëse Dodiku nuk do të ishte pjesë e Listës së Zezë të SHBA-ve. Madje, përveç Dodikut, në Listën e Zezë janë edhe dy fëmijët e tij, djali dhe vajza.
Dodiku në Listën e Zezë është futur që para pesë vitesh, që nga mandati i parë i presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa akuzon për pengimin e Marrëveshjes së Paqes në Dejton, korrupsion dhe krime tjera, raporton Koha.Ndryshe, me rastin e Shën Savës – festës kombëtare të bashkësisë etnike serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u mbajt një ceremoni festive edhe në ambientet e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ndërsa mysafire nderi ishte ambasadorja e Serbisë në Shkup, Nevena Jovanoviq.Manifestim u mbajt edhe në Kumanovë, ndërsa morën pjesë edhe ministra të partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Stoilkoviqi po sot njoftoi se ka qenë i nderuar me dekoratën “Vojvoda Vuk” (Vojin Popoviq) dekoratë e ndarë nga shoqata serbe e vullnetarëve të luftës 1912-1918. Bëhet fjalë për Popoviqin, një ushtarak serb i njohur për krimet e tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare Kosovë dhe Maqedoni para dhe pas Luftës së Parë Botërore, konkretisht në luftërat ballkanike.
