www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Klajdi shpërthen ndaj Rozana Radit: Tallej me varfërinë time, ma përmend dhe bukën që e ha

Posted on January 27, 2025January 27, 2025 by Dilo Kamb

Një moment emocional dhe i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Klajdi ka shprehur në dhomën e rrëfimeve mërzinë dhe zhgënjimin e tij pas fjalëve të Rozana Radit, të cilat duket se e kanë lënduar thellë.

I emocionuar dhe me tone të forta, Klajdi deklaroi: “Unë njëherë në vit flas, por kur flas, them të vërteta. Tregon bukën, ha bukë, vjen aty… As lypsit s’i tregohet buka. Po pra, ky është dinjiteti që ka treguar Rozana Radi karshi meje. Pa shtëpinë time që po më rridhte çatia ‘bam e bum’, tallej me varfërinë time. Jam i lumtur që jam i varfër. Kam qenë në gjithë botën, kam përjetuar çdo lloj gjëje dhe e kam bërë me kënaqësinë më të madhe. Nuk kam puthur b*thë dhe nuk kam tradhtuar miq dhe kolegë për të fituar festivalin, jo se s’kam pasur nevojë, por kurrë në këtë mënyrë”.

Fjalët e Rozanës, sipas Klajdit, janë të pamatura dhe e kanë prekur thellë. Ai vijoi me akuza të forta: “Më tregon ajo mua: ‘S’të pranojnë në festival ty se e ke llapën e gjatë’.

“Intrigante, mashtruese, ordinere – ja si sillet. E sëmurë psikologjike, psikopate. Edhe durimi ka kufij. Boll tani, boll. Ama të vërtetën do ta them. Do të këndoj në dush, nuk ka problem, por kjo është e vërteta. Ajo nuk di të këndojë, me që ra fjala. Hajde bëjmë një duel, kush di të këndojë live. Na tregon ajo, Mister Playback-u. Artiste e dobët, këngëtare e dobët, aktore e dobët, dhe mbi të gjitha, nuk është njeri. Kjo është e vërteta”, vazhdoi Klajdi.

Deklaratat e Klajdit kanë ngritur një valë emocionesh brenda dhe jashtë shtëpisë, duke nxitur reagime nga banorët dhe duke trazuar opinionin publik.

Situata mes tij dhe Rozanës mbetet e tensionuar, dhe sytë e të gjithëve janë tashmë te reagimi i Rozanës ndaj këtyre akuzave.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara