www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjashtë muaj të Qeverisë Mickoski – s’ka ndryshime kushtetuese! VLEN nuk e mendon largimin nga Qeveria!

Posted on December 24, 2024December 24, 2024 by Dilo Kamb

Pavarësisht se ka kaluar afati gjashtëmujor i premtuar nga VLEN për ndryshimet Kushtetuese, koalicioni shqiptarë që është pjesë e Qeverisē nuk mendon ta braktis ekzekutivin.

Ministri, Fatmir Limani, ka deklaruar se kush do të dalë ose do të hyjë në Qeveri, do ta vendosin qytetarët pas tre vitesh, kur pritet edhe të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Pas insistimit të gazetarëve, Limani, tha se përgjigje më konkrete lidhur me këtë pyetje do të japin krerët e VLEN.

Ndryshe, Koalicioni VLEN para se të bëhej pjesë e Qeverisë pati premtuar se do ta obligojnē partnerin e koalicionit që brenda gjashtë muajve t’i bëjë ndryshimet Kushtetuese.

Kritika në adresë të VLEN, kanë bërë dje partitë që formojnë koalicionin opozitar, Fronti Europian, kurse Taravari ka premtuar takim të liderëve të VLEN për të përcaktuar strategjinë e veprimit dhe për të vendosur nëse mbesin ose dalin nga Qeveria.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara