www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bill Clinton shtrohet në spital

Posted on December 24, 2024December 24, 2024 by Dilo Kamb

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ndodhet në spital në Uashington DC pasi ka pasur ethe.

Clinton, 78 vjeç, është shtruar në Spitalin Universitar MedStar Georgetown për “testim dhe vëzhgim”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Angel Ureña, zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të 42-të, i tha rrjetit partner amerikan të Sky NBC News se ai është “në gjendje shpirtërore të mirë dhe mirënjohës për kujdesin që po merr”.

Ndërsa një tjetër burim i afërt me Clinton tha se situata nuk është “urgjente”.

“Ish presidenti do të jetë mirë”, shtoi burimi. “Ai kishte ethe dhe donte të kontrollohej. Ai është zgjuar dhe vigjilent”.

Clinton ishte aktiv gjatë fushatës në mbështetje të zëvendës-presidentes Kamala Harris këtë vit.

Ish-presidenti, i cili shërbeu dy mandate nga janari 1993 deri në janar 2001, foli gjithashtu në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago këtë verë.

Që nga largimi nga detyra, Clinton i është nënshtruar dy operacioneve në zemër në Nju Jork – duke pasur një operacion të katërfishtë “bypass” në vitin 2004 dhe dy stenta të futura në një arterie koronare në vitin 2010.

Ai ishte gjithashtu në spital për gjashtë ditë në vitin 2021 me një infeksion urologjik që u përhap në gjakun e tij.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara