www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mitsotakis: Përballë meje Mickoski përdori emrin e ri të shtetit “Maqedonia e Veriut”, marrëveshja e Prespës duhet të respektohet!

Posted on December 20, 2024December 20, 2024 by Dilo Kamb

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në konferencën për shtyp që mbajti mbrëmë vonë në Bruksel pas përfundimit të Samitit BE-Ballkanit Perëndimor, tha se me sygjerim të tij do të ketë një samit të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 3 shkurt, i fokusuar ekskluzivisht në mbrojtjen evropiane.

Siç raportojnë mediat greke, i pyetur për deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski për popullin maqedonas, Mitsotakis ka sqaruar se i ka thënë kolegut të tij se duhet respektuar plotësisht marrëveshja e Prespës, si dhe përdorimi i emrit “erga omnes”.

“Përballë meje, pra në takimin që patëm dje në Samit, por edhe sot në mëngjes kur u takuam bashkë në kuadër të takimit përgatitor të Partisë Popullore Evropiane, ai përdori emrin zyrtar dhe unik të shtetit që është “Maqedonia e Veriut”. Për më tepër, ekziston një detyrim për të përdorur “erga omnes”.

Edhe dje edhe sot ritheksova nevojën e respektimit absolut të marrëveshjeve ndërkombëtare. Nuk do ta përsëris mendimin tim për Marrëveshjen e Prespës, por thashë se vendi ynë është i detyruar ta respektojë atë dhe shteti fqinj është i detyruar ta respektojë njëlloj dhe ky është padyshim një kusht i domosdoshëm për të hapur rrugën e tij evropiane”, tha kryeministri Mitsotakis media greke “Skay”.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara